Starova e ka me arbitrin: Tërësisht kundër nesh

0

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, në mikrofonin e Supersportit ka folur për ndeshjen kundër Vllaznisë, duke pranuar se skuadra e tij bëri gabime, por gjithashtu akuzon gjyqtarin e ndeshjes.

“E prisnin një ndeshje të tillë, e dinim që Vllaznia është një skuadër shumë e fortë dhe do të luante shumë mirë. Kishim edhe ne mungesa të rëndësishme, si ajo e Ramadanit, që për ne është një lojtar me shumë peshë. Shpërdoruam shumë raste për shënim, ndërsa kam pretendime ndaj gjykimit, që ishte totalisht kundër nesh. Kam parë shumë gabime të arbitrit, jam shumë i pakënaqur.

“Është një moment delikat i sezonit, skuadra është e ngarkuar psikologjikisht, ndërsa Vllaznia ka motivim të jashtëzakonshëm edhe për faktin se luan për vendin e katërt, që mund ta çojë në Europë. Stresi është i madh, skuadra bën edhe gabime, që natyrisht do të analizohen.

“Sot nuk na falet që pësuam gol nga goditja e dënimit, sepse nuk pësojmë zakonisht gola të tillë dhe punojmë shumë për goditjet standarde. Bëmë një gabim fatal, gabuam më tepër se herë të tjera, lojtarët nuk dhanë gjithçka në aspektin taktik, kishim edhe mungesa, duke lëvizur disa gjëra në formacion. Kishim një kundërshtar shumë të motivuar dhe nëse do të tregonim më shumë durim dhe të mos nxitoheshim, ndoshta do të shfaqeshim më pak, por më të saktë para porte. Gjithsesi, kemi gjithçka ende në dorën tonë, duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Kemi çaluar sërish në aspektin e rinisjeve në kundërsulm, por edhe në thyerjen e aksioneve të kundërshtarit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here