Starova: Disfatë e rëndë, të gjithë përgjegjës

0

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka marrë goditjen e parë që kur ka rimarrë drejtimin dhe ka qenë një goditje shumë e rëndë, sepse e ka e eliminuar Besëlidhja nga Kupa e Shqipërisë, kundër çdo parashikimi.

“Është një disfatë e rëndë për ne, kjo që ndodhi në këtë ndeshje, dhe për këtë kanë përgjegjësi si nga unë i pari dhe deri tek lojtarët. Këtë që ndodhi duhet ta analizojmë.

“Edhe rezultati i ndeshjes së parë ndikoi, por gjithsesi lojtarët tanë të formacionit arritën ta rikuperonin atë me golin në pjesën e parë. Megjithatë, kjo që bëmë nuk falet.

“Në lidhje me ndeshjen e ardhshme në kampionat dua të them që ndeshja nuk i ngjan ndeshjes dhe ne do mundohemi të shtrëngohemi dhe ta kalojmë këtë gjendje”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i të kuqve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here