Starova dhe arbitrimi në Laçi-Flamurtari: E shihni, ja pse kam thënë ‘kamikazi Meta’

Sulejman Starova, i ftuar në “Procesi Sportiv”, ka folur për ndeshjen mes Laçit e Flamurtarit, duke komentuar ashpër vendimet absurde të Kridens Metës.

“ja pra, ky është kamikazi Meta. E kam thënë me kohë, ky është kamikazi Meta, pasi ka edhe disa kamikazë të tjerë. Kam vuajtur më shumë se Vlora, e vetmja ndeshje pa gjyqtarë kundër ishte kundër Luftëtari. E dini ku shkoi Jorgji pas katrahurës që bëri? Në UEFA, gjykoi qetësisht në Europë. Nuk kanë frikë arbitrat, prandaj kthehen në kamikazë. Dua të them realitetin. Meta është tendencioz, kamikaz. Jemi i vetmi vend që pa asnjë lloj presioni dhe tensioni, gjyqtarët nuk ndëshkohen pas gabimeve. Gjyqtarët i hoqën titullin Partizanit, tani e kanë kapur me Flamurtarin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *