Starova buzëqesh, rikthehet një nga titullarët

Laçi u mund nga Kukësi në shtëpi, ndërkohë që kurbinasit duhet të mendojnë për sfidën e radhës me Luftëtarin. Një përballje në transfertë dhe ndaj një ekipi që i ka pikët jetike. Gjithsesi bardhezinjtë kanë treguar se dinë të fitojnë edhe në Gjirokastër.

E kanë bërë edhe në fazën e dytë, kur shënonte një gol trepikësh Ndriçim Shtubina. Shkodrani u ka shënuar edhe fazën e parë bluzinjve dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Sulejman Starova të dielën. Anësori mungoi kundër Kukësit për shkak kartonësh, por tanimë e ka shlyer pezullimin.

Stafi teknik një sy e ka edhe tek Abdurrahman Fangaj, i dëmtuar  në ndeshjen me Tiranën në kampionat. Gjasat janë që edhe këtë fundjavë ai të mungojë, por gjatë këtyre ditëve do të shihet më mirë gjendja e mbrojtësit të djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *