Starova ankohet për golin e Vllaznisë, tifozët e akuzojnë për lojën dhe ndërrimet

0

“Shpërdoruam shumë raste për shënim, ndërsa kam pretendime ndaj gjykimit, që ishte totalisht kundër nesh. Kam parë shumë gabime të arbitrit, jam shumë i pakënaqur”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

Zemërimi i tij me gjykimin lidhej në radhë të parë me golin e Vllaznisë, që duke parë pamjet filmike duket në pozicion milimetrik jashtë loje.

Megjithatë, anësori ishte i njëjti që pak momente para golit nuk akordoi gol kur topi i goditur nga Hebaj u përplas dy herë mbi vijën fatale dhe shkodranët kërkonin gol, ndaj ndoshta akuzat ndaj tij janë të tepruara.

Nga ana tjetër, tifozët e Partizanit në rrjetet sociale nuk janë marrë shumë me golin e Vllaznisë, sa janë marrë me Partizanin dhe Starovën.

Trajneri është vënë nën akuzë për lojën pragmatiste e tepër mbrojtëse, edhe në një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, ndaj një rivali si Vllaznia, që luan shumë hapur.

Gjithashtu, ndërrimet e kryera, me Bonifejsin 20 minuta në fushë dhe Sukajn 2 minuta, kanë zemëruar tifozët, të cilët prisnin një Partizan shumë më sulmues në pjesën e dytë dhe jo vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, kur edhe koha po mbaronte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here