Starixh lë Liverpulin, por mbetet në Premier Ligë

Uest Bromuiçi ka firmosur për sulmuesin e Liverpulit dhe Anglisë Daniel Starixh, në huazim deri në fund të sezonit. 28-vjeçari përflitej si një objektiv i rëndësishëm për Interin, por edhe Njukasllin, ndërsa zgjedhja e tij ka qenë një surprizë, pasi Uest Bromi nuk ishte në listën e klubeve të interesuar.

Starixh ka shënuar 74 gola në 114 ndeshje si titullar në Premier Ligë, si dhe ka shënuar 27 gola në kupa, por këtë sezon ka luajtur vetëm 5 herë nga fillimi.

“Është një goditje e madhe për ne, ai ka talent të jashtëzakonshëm”, tha trajneri i Uest Bromit, Alan Pardju.

Ndërkaq, Starixh deklaroi: “Kam miq te ky klub, me të cilët kam luajtur më parë. Trajneri më foli mjaft mirë për skuadrën, sfidën që më pret dhe për stilin e lojës, mendoj se është zgjedhja e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *