Stankoviç siguron: Merrni Modriç, ju vlen më shumë se CR7!

Dejan Stankoviç, ish-lojtari i Interit, komenton mundësinë e kalimit të Modriç tek zikaltrit. Mesfushori serb, i cili u aktivizua për 9 sezone me Interin, duke fituar dhe tripletën e famshme në vitin 2010, vlerëson kapitenin e Kroacisë. 39-vjeçari, i cili është aktivizuar dhe me Lacion, flet dhe për Milinkoviç-Saviç.

“Modriç do të ishte një afrim i madh. Me afrimin e tij, Inter do të përfitonte më shumë sesa do përfitojë Juventus nga Ronaldo. Luka do të sillte kualitet më të madh se ardhja e portugezit.

Milinkoviç-Saviç? Sergej është rritur shumë dhe është përmirësuar me 300% që nga momenti që erdhi në Itali. Çmimin e tij e vendos Lotito, por mendoj që kjo situatë nuk do të ndikojë tek lojtari. Ai është i fortë psikologjikisht dhe nuk do të vuajë nga kjo situatë, edhe pse është normale që mund të ndikojë pak në përgatitjet e tij për sezonin e ri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *