Stadiumi inagurohet në Shqipëri-Francë, do jetë i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit do t’i përmbyllë kualifikueset e Euro 2020 me inagurimin e stadiumit të “Arenës Kombëtare” në ndeshjen ndaj Francës. Në shkallët e stadiumit të ri në datën 17 nëntor do të jetë i pranishëm edhe kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka konfirmuar gjithçka për prezencën e tij në këtë takim, që do të jetë shumë i veçantë për kuqezinjtë e Rejas si dhe për të gjithë tifozët shqiptarë.

Ndërkohë, ftesa e Federatës Shqiptare të Futbollit i ka shkuar të gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s, që priten të jenë të pranishëm në inagurimin e “Arenës Kombëtare”. Ndërkohë FSHF ka publikuar më parë edhe çmimet e biletave për tifozët kuqezi, të cilët do të kenë mundësinë të mbështesin Kombëtaren e tyre në arenën më të re të saj./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.