Stadiumi i Çelsit, ja plani i Abramoviç për të fituar 500 mln euro

Çelsi është një nga shumë ekipet londinezë që kanë stadium në kryeqytetin e Anglisë dhe të ndërtosh një impiant të ri, ose të rindërshtosh atë aktualin, duhen kaluar shumë peripeci. Blutë e Londrës janë një nga klubet më të pasura në botë, por nuk po arrijnë dot të ndërtojnë një stadium të ri, edhe pse po tentojnë prej disa vitesh.

Presidenti Roman Abramoviç, ka thurur një plan të ri, nga i cili do të përfitojë plot 500 milionë euro. Sipas mediave britanike, Çelsi nuk do t’i luajë më sfidat në “Stamford Bridge”, stadium i cili e ka kapacitetin rreth 42 mijë ulëse.

Numri një i Çelsit ka menduar të ndërtojë një stadium të ri, me një kapacitet thuajse dyfish i atij aktualit dhe nga ky stadium, Çelsi pritet të përfitojë rreth 500 milionë euro, nga sponsorët dhe biletat e shtuara. “Stamford Bridge” nuk do të rindërtohet, për shkak të problemeve që vendodhja e stadiumit ka dhe si pasojë, ekipi londinez do të zhvendoset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *