Stadiumi bosh e nxjerr zbuluar, Henderson kapet me trajnerin e Kroacisë

0

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar midis Kroacisë dhe Anglisë. Dy kombëtaret u ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, me kroatët të cilët fituan dhe kaluan në finale.

Mbrëmë u luajt për Nations League dhe sfida përfundoi në barazim pa gola. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Rijekës, por pa praninë e tifozëve, të cilët vazhdojnë të jenë të dënuar, çka thjeshtësonte dëgjimin e fjalëve që qarkullonin në fushë.

Në një moment, topi ka përfunduar në dorën e anglezit Xhordan Henderson, kapitenit të Liverpulit. Zllatko Daliç, trajneri i Kroacisë, tërheq vëmendjen e arbitrit kryesor, i cili sinjalizon për një faull në favor të kroatëve.

Henderson ka lëshuar disa fjalë në drejtim të trajnerit kroat, duke i thënë me zë të lartë: “A je arbitër, a çfarë dreqin je?” Diçka e tillë është dëgjuar dhe në televizor, si pasojë e heshtjes që mbizotëronte në stadium siç citon “The Mirror”. Nerva t dhe adrenalina e lojës e bëjnë të pranueshme deri diku, pavarësisht se Henderson e ka tepruar me Daliç, i cili qëndroi pasiv dhe nuk replikoi me mesfushorin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.