Sprinti final për De Ligt, gjigantët e Evropës përplasin “brirët”

0

Ankandi për Matijs De Ligt vazhdon. Kapiteni i Ajaksit është kryefjala e merkatos. Barcelona ka kohë që e ka deklaruar pëlqimin për 20-vjeçarin. Juventusi, Bajerni i Mynihut dhe së fundmi Mançester Junajtid janë futur gjithashtu në garë, por akoma jo me një ofertë zyrtare.

Mund të jetë çështje kohe derisa të katërt gjigantët të hapin thesin për talentin, i cili ka mrekulluar me aftësitë e tij sportive e prej lideri. Përtej interesit konkret të klubeve të tjera, katalanasit e Barçës shihen më afër De Ligt.

Zyrtarët e klubit blaugrana ka kohë që kanë nisur negociatat me Mino Rajolën dhe Ajaksin. Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve luajnë një rol shumë të madh. Barcelona synon të avancojë negociatat dhe ta mbyllë blerjen e mbrojtësit brenda muajit prill.

Shifra e operacionit arrin 60 milionë eurot, plus bonuset në varësi nivelit performues të lojtarit me ekipin e Valverdes. Paga do të jetë e ngjashme me atë të De Jong. Lojtari nga ana e tij shihet se e ka marrë vendimin. Ai e sheh Barcelonën si klubi ideal për t’u bërë një futbollist i madh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.