Sporti shqiptar i jep lamtumirën e fundit Gëzim Panaritit

0

 

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, teksa ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues, por dhe Federata Shqiptare e Basketbollit kanë ndjerë dhimbjen për humbjen e parakohshme të një tjetër figure të sportit në vend

 

Sporti shqiptar dje në mesditë i ka dhënë lamtumirën e fundit Gëzim Panaritit, anëtar i Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, por njëkohësisht dhe ish-basketbollist i Tiranës. Panariti u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme. Për rrjedhojë dhimbja ka qenë e madhe, ndërsa në sportin shqiptar figura të tilla janë duke ikur si pa u ndjerë e ndoshta dhe të pavlerësuar. Gëzim Panariti ka lindur më 11 maj 1959 dhe, siç dhe njofton në komunikatën e saj zyrtare Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka qenë një person me botë dhe vizion. Ai si të gjithë fëmijët i është përkushtuar sportit duke u marrë me basketboll, ndërsa ka luajtur tek Tirana. Por sporti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së tij, ndërsa ka pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Përveç kontributit të tij si anëtar i Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ai ka qenë kryetar i Komisionit të Financës dhe Marketingut, si dhe kryetar i Komisionit të kulturës. Jo vetëm kaq, por që nga 2001 njihet si lektor në kurset për administratorët sportiv. Përtej sportin, Panariti ka qenë i diplom uar në ekonomi-financë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka pasur dhe gradën “Doktor i Shkencave”. Dhe mbi të gjitha arti ka qenë fjala e tij kryesore, teksa në Galerinë e Arteve zhvilloi karrierën e tij profesioniste. Madje ka qenë edhe pedagog për estetikën në Universitetin e Arteve. Për rrjedhojë KOKSH, pasi ka shprehur ngushëllimet e veta familjes, ka treguar se ndjen dhimbjen për humbjen e një personi me vlera të veçanta njerëzore dhe të një njeriu që ka kontribuar shumë në lëvizjen olimpike. Ndërkohë për kontributin e tij në basketbollin shqiptar edhe Federata Shqiptare e Basketbollit i ka shprehur ngushëllimet familjes. Për gjithçka që ka dhënë homazhet për të ndjerin Gëzim Panariti janë zhvilluar dje paradite në hollin e Galerisë së Arteve e më pas është bërë përcjellja për në varrezat e Sharrës. Me këtë rast edhe Redaksia e Gazetës “Sport Ekspres” i shpreh ngushëllimet e saj familjes Panariti për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gëzimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here