Sporti në fokusin e Metës, e mbyll vitin me një legjendë bardheblu

Sporti nuk ka dalë jashtë vëmendjes së presidentit Ilir Meta. Në ditën e fundit të këtij viti, kreu i shtetit është takuar me ish-futbollistin dhe trajnerin e Tiranës, Fatmir Frashëri. Përveç urimeve drejt figurës së madhe të klubit bardheblu, Meta dhe Frashëri uruan një vit sa më të mbarë për të gjithë sportin shqiptar.

“I privilegjuar t’i uroja Vitin e Ri mjeshtrit të madh të futbollit kryeqytetas dhe atij kombëtar, Fatmir Frashërit! Jetë të gjatë e shëndet kampionit të trefishtë tiranas si lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana! Uruam që Viti i Ri të sjellë rezultate më të mira për sportin tonë”, shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *