“Spektatori” Siemone, skuadra fiton dhe pa argjentinasin

Diego Simeone ishte i detyruar që dhe ndeshjen e djeshme të skuadrës së tij ta ndiqte nga tribuna, sigurisht një zonë e rezervuar vetëm për të. Tekniku argjentinas u dënua në gjysmëfinalen me Arsenali një edicion më parë, por që atëherë skuadra e tij ka arritur që të fitojë 3 ndeshjet që ai nuk ka qenë në stol.

Në fillim, ekipi i tij arriti që të ngrinte trofeun  Europa Leagues, më Marsejën. Më pas erdhi dhe Superkupa ndaj Realit. Mbrëmë po ashtu, Simeone e pa skuadrën e tij që të përmbyste Monakon në transfertë. Normalisht nuk është diçka normale, pasi skuadrat në përgjithësi vujanë kur nuk e kanë trajnerin e tyre në stol.

Simeone është një trajner me shumë ego dhe shfaqet shumë impulsiv gjatë ndeshjes, ku në shumë raste skuadra motivohet ashtu si dhe publiku. Gjithsesi, të fitosh dy finale dhe të përmbysësh një ndeshje, nuk është se ndodh çdo herë dhe duket se skuadra fiton dhe me Simeonen si tifoz. Edhe ndaj Bryzhit, tekniku i Atletikos është i dënuar, por nëse e sheh se skuadra vijon të bëjë mirë, ku i dihet do fillojë që të rrijë pas pankinës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *