Spektakli i shëmtuar në Elbasan, flet presidenti i Federatës Letoneze: “Kam qenë vetë mbrojtës”

Nuk janë vetëm mediat në Shqipëri ato që bërtasin për skandalin e ndeshjes Luftëtari-Ventspils, sepse edhe në Letoni po bëhet shumë Hummels dhe po flasin edhe drejtuesit më të lartë të futbollit vendas.

Sportacentrs.com në Letoni ka shkruar gjerësisht për estradën e Elbasanit dhe ka kontaktuar edhe presidentin e Federatës Letoneze, Kaspar Gorks, ish-futbollist legjendar i Letonisë.

“Federata bashkëpunon ngushtë me UEFA-n dhe do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë e të ofrojmë çdo informacion, për të mbajtur të pastër kampionatin tonë.

“Nëse më duhet të jap mendimin tim subjektiv, kjo ndeshje dhe sidomos veprimet e Luftëtarit me duken të dyshimta. Kam qenë mbrojtës për shumë vite dhe e di se në disa episode lojtarët nuk u sollën si duhet të sillet një futbollist profesionist. Edhe gjuha e trupit të tyre dhe mimikat tregonin mungesë motivimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *