Spektakli i Bares bën bujë dhe në Spanjë: Po vallëzonte ndaj Grizmanit dhe Lemar!

0

Keidi Bare ishte padyshim futbollisti më i mirë i Shqipërisë në takimin e luajtur ndaj Francës. Në atë humbje me rezultatin 4-1, mesfushori shqiptar arriti që të bënte disi diferencën në fushën e lojës nga pjesa tjetër e skuadrës.

Momenti që do të mbahet mend dhe që është pasqyruar nga disa media në Spanjë, ishte minuta e 18 e takimit. Atje Bare do të vallëzonte me topin, ndërsa përballë tij kishte dy yje të futbollit botëror si Grizman dhe Lemar. Lëvizje të shumta që do e trullosnin disi Grizmanin për të mos ndërhyrë, pastaj edhe futja e topit mes këmbëve të Lemar. Padyshim që Keidi Bare nuk mund të bënte më mirë në atë rast… /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.