Spektakël për ngjitjen e Tiranës në Superiore

Festë në Selman Stërmasi, në një stadium thuajse bosh, pasi ngjitja në Superiore nuk përbën lajm për askënd. Tifozët bardheblu janë mësuar me të tjera synime dhe nuk është motiv kthimi në Superiore për të vërshuar drejt stadiumit.

Gjithsesi, Tirana bëri detyrën sot, mundi 3-2 Pogradecin në një ndeshje zbavitëse dhe pa ndonjë rivalitet të egër.

Në minutën e 27-të Pogradeci shënoi autogol me Hysenllarin, ndërsa Halili në minutën e 58-të shënoi golin e dytë bardheblu.

Sërish autogol, por këtë radhë në portën e Tiranës, nga mesfushori Mauexhe në minutën e 64-t, por Greca në minutën e 81-të çoi shifrat në 3-1.

Shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, Albi Çekiçi, shënoi në minutën e 83-të dhe aty mori fund, me Tiranën që është matematikisht fituese e grupit play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *