Spektakël në Lugano, Sadiku gol dhe i kuq për… festimin

0

Lugano vazhdon të marshojë, Europa tashmë është e sigurt dhe Sadiku e Alisoki me golat e tyre po çmendin Superligën zvicerane.

Sot Lugano barazoi 2-2 në shtëpi me Bazelin kampion, në një ndeshje spektakolare, me Bazelin që kryesonte 2-0 pas një ore lojë, por Lugano reagoi shkëlqyeshëm.

Tre shqiptarë në fushë (Xhaka, Alioski e Sadiku), asnjë fitues, por Alioski shënoi nga pika e bardhë golin që hapi ndeshjen, ndërsa Armando Sadiku barazoi në minutën e 80-të, duke çuar me gjoks në rrjetë një kros, aq sa te Bazeli pretenduar për 11-metërsh, por arbitri pa shumë qartë.

Festë e madhe për Sadikun, por i kushtoi shtrenjtë vrapimi drejt hekurave për të festuar me tifozët, sepse mori kartonin e dytë të verdhë në një minutë dhe doli me karton të kuq.

Gjithsesi, ishte goli i tetë i vitit për Sadikun, i mrekullueshëm që prej transferimit në janar te Lugano e drejtuar nga Paolo Tramexani, aty ku po shkëlqen edhe Ezgjan Alioski, autor i 16 golave.


Armando Sadiku Goal HD – Lugano 2 – 2 Basel… by enteritament

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image