Spektakël në Fushë-Krujë, Iliria thyen Sopotin

0

Këtë fundjavë Iliria dhe Sopoti janë pushim në Kategorinë e Parë, ndaj sot kanë menduar të luajnë një miqësore në Fushë-Krujë, që në fakt është fusha që përdorin të dyja skuadrat, duke qenë se Sopoti këtë sezon shumë ndeshje shtëpiake i ka luajtur pikërisht në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Iliria, me një skuadër më cilësore dhe më e qetë në këtë periudhë të kampionatit, ka triumfuar 3-2, duke shënuar 3 gola që në 14 minutat e para të ndeshjes.

Kapiteni Doçi hapi serinë e golave, ndërsa Paplekaj e Ogbejesi shënuan dy herë, deri në minutën e 14-të.

Japonezi Masaki Iinuma shkurtoi nga pika e bardhë për Sopotin në minutën e 20-të, por “lumi” i golave u ndal aty, me kapitenin Doçi që shpërdoroi edhe një 11-metërsh në minutën e 70-të, duke goditur mbi traversë.

Vetëm në fundin e takimit sulmuesi librazhdas Mirel Çota shkurtoi distancën e golave dhe përfundoi 3-2.

Miqësore

ILIRIA 3 – 2 SOPOTI

Shënues: Doçi 4′, Paplekaj 7′, Ogbejesi 14′ / Iinuma 20′(p), Çota 87′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image