Spektakël në Amsterdam, Ajaksi prek finalen në Europa League

0

Champions League është në qendër të vëmendjes, por Europa League ka dhuruar disa ndeshje fenomenale këtë sezon dhe një prej tyre ishte ajo e sotmja mes Ajaksit e Lionit.

Holandezët triumfuan 4-1, në një ndeshje që na kujtoi Ajaksin e lavdishëm, që luante bukur e dominonte Europën.

Një ndeshje brilante, për një skuadër që ka fituar 12 ndeshjet e fundit dhe ka shënuar më shumë se 3 gola për ndeshje.

Një ndeshje mjaft e bukur, me raste të shumta për shënim nga të dyja palët, por fitoi skuadra që u tregua më e saktë në sulm.

Bertrand Traore e Kasper Dolberg shënuan dy gola në pjesën e parë dhe Amin Junes e çoi rezultatin në 3-0 sapo nisi pjesa e dytë.

Në minutën e 66-të Valbuena shkurtoi, por sërish Traore 5 minuta më vonë e çoi ndeshjen në 4-1, një rezultat i shkëlqyer, edhe pse jo garanci për finalen, sepse nëse luhet edhe në Lion si sot, e sigurt është që do të ketë sërish shumë gola.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image