Spektakël i Luftëtarit, Tirana mbetet në “tunel”

0

Futboll, gola, tifozë: Luftëtari-Tirana i pati të gjitha, por në fund triumfoi skuadra gjirokastrite 2-1, një fitore mëse e merituar për një skuadër të bukur, që di të luajë mirë dhe të marrë edhe rezultate.

Pjesa e parë ishte më e ngadaltë dhe nuk pati gola, edhe pse Luftëtari ishte mjaft kërkues, ndërsa në pjesën e dytë goli i Lamçes në minutën e 58-të zhbllokoi ndeshjen dhe gjirokastritët.

Tirana u shpërbë dhe Luftëtari dhuroi spektakël, duke gjetur edhe golin e dytë me Dejvi Bregun.

Një karton i kuq për Zguron dhe një gol i Sisesë në fund zgjoi Tiranën, por ishte tepër vonë. Kriza nuk ka fund për bardheblutë, ndërsa Luftëtari fluturon, gjithnjë e më shumë pranë vendit të katërt të ëndërruar.

Luftëtari – Tirana           2-1

Goli: Lamçja 58′, Bregu 74′ / Sise 90′

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Bojom, Beqiri, Zguro, Aleksi, Usama, Rroca (Rapo 76′), Bregu (Brahimaj 90+3′), Lamçja (Abazaj 61′), Rexhinaldo. Të gatshëm: Miraka, Topi, Brahimaj, Zogaj, Pedro Bengui.
Trajner: Mladen Milinkoviç

Tirana: I.Lika, Doka, Teqja, Cake, Hoxhallari, Akua, Daja, G.Lika (Sise 77′), Kërçiku (Halili 58′), Mojse (Domgjoni 69′), Ede Të gatshëm: Edvan Bakaj, Turtulli, Deliaj, M. Nuriu
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gerand Qirici, Dojando Myftari, OlsiFerhataj

Kartonë të verdhë: Bregu 30′, Zguro 34′, Rroca 36′, Ruçi 90’+3 / Teqja 59′

Karton i kuq: Zguro 75′ (2KV)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here