Spektakël i Lorencos, Dukati dominon në Itali

Me një garë spektakolare, Horge Lorenco ka fituar Çmimin e Madh të Italisë në Muxhelo.

Spanjolli e mori kryesimin që në fillim dhe nuk e lëshoi më, duke arritur triumfin e parë pas 567 ditësh dhe triumfin e parë me Dukatin në MotoGP.

Skuadra italiane ishte perfekte sot, sepse vendi i dytë i shkoi italianit Andrea Doviciozo, autor u një garë fantastike.

I shkëlqyer edhe Valentino Rosi, i cili luftoi gjatë gjithë garës me parakalime pa fund dhe doli i treti, duke festuar me tifozët e tij në fund. “Doktori” bën histori, sepse është piloti i parë që kap kuotën e 5000 pikëve në karrierë.

Dramë për kryesuesin e Botërorit Mark Markez, i cili në fillim të garës foli nga pista dhe më pas nuk mundi të afrohej me vendet e kreut.

RENDITJA E BOTËRORIT (top 10): 1 Markez 95; 2 Rosi 72; 3 Vinjales 67; 4 Doviciozo 66; 5 Zarko, 64; 6 Petruçi 63; 7 Janone 60; 8 Kraçlou 56; 9 Miller 49; 10 Lorenco 41.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *