Spektakël i Bylisit, Pogradeci dorëzohet

0

Pogradeci mundi Lushnjen bujshëm javën e shkuar në “Roza Haxhiu”, por sot ka dështuar, duke u mundur keqas 3-0 në Pogradec nga Bylisi.

Duhej të ishte një ndeshje mjaft e vështirë për ballshiotët, por skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi u tregua perfekte dhe mbylli gjithçka në më pak se gjysmë ore lojë.

Fillimisht Bylisi shënoi me Mitrajn në minutën e katërt, ndërsa më pas gjeti dy gola të tjerë me Izuçukukën, në minutat 16 e 28, duke mbyllur gjithçka para kohe. Gjithçka e lehtë në vazhdim, sepse Pogradeci u dorëzua dhe nuk pati më forcë të reagonte, përballë një rivali tepër superior.

Fitore e rëndësishme për Bylisin, që afrohet sërish me Lushnjen dhe është e qartë se beteja do të vazhdojë deri në fund mes këtyre dy skuadrave për një vend në Superiore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here