Spektakel dhe emocione, Bronkos shpallen kampion!

0

Pasi ne vitin 2014 e humben finalen, Denver Bronkos merr revanshin dhe ngre trofeun e Super Bowl duke u shpallur kampione e NFL-se per edicionin e 50-te, pra date jubile dhe per tu mbajtur mend gjate. Eshte trofeu i trete ne historine e skuadres se Denverit. Nje mbyllje karriere thuajse si ne endrra dhe peralla per quarterback, ose ndryshe organizatorin, Pejton Mening, qe fiton Super Bowl te dyte ne karrieren e tij si profesionist dhe behet nje nga figurat me te rendesishme te ketij sporti. E megjithate, ndaj Karolina Panters, diferencen nuk e beri Mening, por pasaktesia e rivalit te tij, quarterback te Panterave, Njuton, nje talent qe ka shperthyer kete vit, duke shperdoruar disa mundesi dhe duke i falur dy here aksionet kundershtarit.

Por, sidomos mbrojtja ka bere nje super paraqitje tek Denver, me Miller i cili padiskutim beri kapjen e vitit (duke u shpallur edhe MVP i vitit), duke i rrembyer topin Njutonit dhe duke e kthyer ne piken qe vleu edhe kapitullimin final te Panters, per nje rezultat te thelle 24 me 10 per skuadren e Denverit. Ka qene nje spektakel qe ka zgjatur thuajse kater ore dhe qe ka mbajtur te gjithe ne adrenaline, me himnin e Amerikes kenduar nga Lady Gaga ne fillim dhe show te dhuruar nga Beyonce, Bruno Mars dhe Coldplay ne mesin e dy pjeseve (kujtojme qe jane kater pjese nga 15 minuta).

https://www.youtube.com/watch?v=Wx9szdIs-yc

Bi Bi1 Bi2 Bronkos Mening Miller super

Men

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image