Spektakël anglez, Arsenali ndal Çelsin në shtesë

Kohë festash, por në Angli nuk njohin pushim dhe si për ta festuar dyfish, dalin në dritë edhe ndeshje të çmendura si ajo e sotmja, mes Arsenalit e Çelsit, një derbi i mbyllur 2-2,me gola, loje të bukur e polemika.

Pjesa e parë nuk pati asnjë gol, por dhuroi lojë të bukur, ndërsa në të dytën u hapen rubinetat.

Uilsher shënoi në minutën e 63-të për Topçinjtë, por Hazardin barazoi nga pika e bardhë 4 minuta më vonë.

Alonso u duk se siguroi fitoren në minutën e 84-t, por në minutën e 92-të Bejerin shpëtoi nderin e Arsen Vengerit i cili ishte i dorëzuar në stol.

Çelsi merr një pikë që mund dhe duhej të ishin 3, sepse gjatë ndeshjes Arsenali meritonte edhe një karton të kuq, ndërsa Çelsi pretendoi për një penallti.

Renditja sheh Çelsin të tretin dhe Arsenalin të gjashtin, me skuadrën e Vengerit që vijon të humbasë terren në garën për një vend në Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *