Specialisti i asisteve, Memushaj në krye të listës së Serie B

0

Ledian Memushaj vazhdon të jetë një ndër lojtarët që spikasin te skuadra e Peskarës. Kapiteni i “delfinëve” është ndër ata mesfushon që zotëron një sy të mprehtë për të gjetur hapësira në mbrojtjet e kundërshtarëve.

Të gjithë e mbajmë golin e Armando Sadikut në “Euro 2016” ndaj Rumanisë. Gjithçka nisi nga një harkim perfekt i Memushajt. Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga ai moment, por vlonjate vazhdon të tregojë se është i aftë të bëjë diferencën.

Mesfushori 32-vjeçar është aktivizuar në 20 ndeshje gjatë këtij sezoni me Veronën, ku akoma nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, por nëse flasim për asistet, Memushaj nuk ka njeri mbi veten.

Futbollisti vlonjate ndan vendin e parë të renditjes së asistive me sulmuesin nigerain të Specias David Okereke. Të dy lojtarët kanë regjistruar 7 asiste deri më tani. Mesfushori tjetër shqiptar i Serie B, Emanuele Ndoj renditet 10-ti në listën e pëgjithshme me 4 asiste.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.