“Specialistët” e quajtën edhe budalla, Gerrard mbron Kamberin: Ka folur nga zemra!

Florian Kamberi do të transferohej te Rangersi gjatë orëve të fundit të merkatos së janarit. Futbollisti u largua nga Hiberniani në huazimin me të drejtën e blerjes. Por fjalët e sinqerta për klubin e ri dhe entuziazmi për të shkuar tek tifozët më të mirë në Skoci, nuk u prit mirë nga klubi mëmë.

Disa “specialist” në këtë vend e quajtën Kamberin edhe budalla, pasi nuk është vendosur ende përfundimisht nëse do të qendrojë te Rangersi dhe në rast të një rikthimi, nuk do të pritej mirë nga Hiberniani. Gjithsesi për trajnerin Gerrard mbetet një pikë e rëndësishme për projektin e skuadrës dhe pret shumë nga lojtari shqiptar. Në një deklaratë të fundit për mediat, legjenda e njohur e futbollit i ka dalë në mbrojtje sulmuesit shqiptar.

“Unë nuk mund të kontrolloj lojtarët se çfarë ata thonë dhe se çfarë nxjerrin nga goja e tyre. Por unë mund të jap këshilla. Në këtë rast, këshilla që jap është se çdo lojtarë duhet të jetë respektuar. Florian Kamberi ka folur nga zemra pasi nënshkroi te ne”, ka thënë Gerrard. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *