Shkenca e paqëndrueshme e penalltive!

0

Goditësi i penalltisë duhet të marrë një vrull prej 5-6 hapash, duke formuar një hark 20-30 gradë, të shënjestrojë një nga këndet e lartë të portës –më saktësisht 50 cm nga kryqëzimi i shtyllave – dhe të godasë topin me një shpejtësi rreth 100 km në orë. Ja se si të llogaritësh një penallti ideale dhe të papritshme, sipas fizikanteve…

Anton Cicani
Prova e penalltive është shpesh e përcaktuar me termin “llotari” për paparashikueshmërinë totale të përfundimit. E megjithatë, jemi të sigurtë që çdo “biletë” të ketë të njëjtën vlerë? Në vitet e fundit, fizikantët, matematicienët, ekonomistët dhe psikologët kanë tentuar ti përgjigjen kësaj pyetje duke kaluar në ekzaminim metoda sasiore, sasi të mëdha të të dhënave, algoritme të sofinsikuara dhe analiza statistikore, por edhe eksperimente në fushë dhe në laborator, vetëm e vetëm për tiu përgjigjur sfidës së sfidave: ekziston penalltia perfekte?
Përpara se të sistemosh topin tek pika e bardhë është mirë që të dish që ekzistojnë disa faktorë që kanë përcaktuar dhe ndikuar pjesërisht tek përfundimi i sfidës. Së pari, hedhja e monedhës. Nëse është e favorshme dhe skuadra “ynë” të zgjedhë të ekzekutojë penalltitë e para, atëherë do të kemi një avantazh të madh. Kërkuesit Hoze Apesteguia dhe Injacio Palasios-Huerta, duke analizuar 129 ndeshje të përcaktuara nga penalltitë, kanë zbuluar se skuadrat që nisin seritë dhe, shënojnë penalltinë e parë, kanë mundësi për të fituar që shkojnë deri në 60%.
Shpjegimi është psikologjik: nëse e nis i pari dhe i shndërron të gjitha goditjet në gola – event shumë i mundëshëm, duke qenë se rreth 75% e penalltive realizohen – kundërshtari karikohet me presion, duke rritur mundësinë e gabimit tek ai. Kur afrohet goditja e pestë, në fakt, zbresin mundëstë e realizimit, deri tek një 64,3% tek penalltia e 11-të. Në Botërorin 2014, këto mundësi zbritën deri në 44% në rastet ku gabimi i mundshëm sjell eliminimin e skuadrës, ndërsa rriten në 91% rastet kur realizimi mund të konvertohet në fitore (frika për të humbur të shtyn në gabim më shumë se “frika për të fituar”).
Fatmirësisht, kapitenët që fitojnë shortin duket se njohin këto statistika, duke zgjedhur gjithmonë goditjen e parë, duke bërë përjashtime të rralla (Bufon në Europianin 2008, me Italinë e eliminuar me penallti nga Spanja). Presioni psikologjik luan një “shaka pa kripë” deri tek kampionët që kanë fituar një njohje dhe vlerësim prestigjoz si FIFA Player of the Year (Lojtari i Vitit FIFA) apo “Topin e Artë”. Të dhënat thonë që këto futbollistë, pasi kanë marrë çmimin, kanë tendencën që të përkeqësojnë paraqitjet e tyre nga pika e bardhë në krahasim me futbollistët që janë të një niveli. Një fenomen që ka të bëjë edhe me bestytninë dhe i njohur me përcaktim “mallkimi i fituesit”

I majtë dhe… i kuq janë pro
Nëse jemi të majtë (majtoshë), kemi më shumë mundësi për të shënuar. Të dhënat zbulojnë se ata që godasin me të majtën, tregojnë më shumë mundësi për të shënuar (+4%) në krahasim me këmbët e djathtë: 67% realizimi kundrejt 72%. Kjo tendencë mund të varet edhe nga familjariteti i dobët që portierët kanë me ata që godasin me të majtën, duke qenë se bëhet fjalë për një kategori me vetëm 15% të futbollistëve, ndaj ka më pak aftësi që të parashikohen goditjet. Një e dhënë vërtet kurioze është e lidhur me ngjyrën e fanellës. Duke analizuar disa studime të ndjekura në artet marciale dhe të aplikuara në kampionatin anglez, është zbuluar që, në 50 vitet e fundit, skuadra që luajnë në shtëpi me fanellat me ngjyra të kuqe – element që do të rriste më shumë agonizmin – fitojnë më shumë se të tjerët, edhe me penallti.

penall
Shkenca eshte perpjekur te beje matjet e duhura…

Teknika perfekte, a ekziston?
Të shkojmë tani tek 11 metrat. Në pozicionin e topit, dijeni se është e preferueshme që të ecet me fytyrë nga portiere duke e parë atë dhe pikën ku do të godasësh, më shumë se sa të ecësh mbrapsht, me shpatullat nga porta dhe kokëulur. Pasi ke marrë vrull, duhet që të vendosësh se ku do të godasësh. Jemi të distancuar 11 metra larg linjës së portës, e gjërë 7,32 metra dhe e lartë 2,44 metra. Statistikat thonë që kemi një mundësi në katër për të dështuar, me marzhin e gabimit që zbret deri në 10% nëse portiere të gjen krahun. Zgjedhja më e matur është sidoqoftë të godaësh në të majtë apo në të djathtë, vendim i justifikuar edhe nga një kërkim i Universitetit “John Moores”në Liverpul në vitin 2009, që ka formuluar ekuaconin për penalltinë perfekte.
Goditësi i penalltisë duhet të marrë një vrull prej 5-6 hapash, duke formuar një hark 20-30 gradë, të shënjestrojë një nga këndet e lartë të portës –më saktësisht 50 cm nga kryqëzimi i shtyllave – dhe të godasë topin me një shpejtësi rreth 100 km në orë. Ja se si të llogaritësh një penallti ideale dhe të papritshme, efikasiteti i të cilës është konfirmuar kohët e fundit edhe nga një fizik i kalibrit të Stefen Hauking. Pjesa më e madhe e futbollistëve nuk ka mundësi që të marrë me vete makinën llogaritëse dhe të gjithë mjetet e nevojshme, por –krejt padashje – duket se sillet ashtu si dëshmon edhe ekuacioni. Godet pra në harkun e krijuar në kënd në 83% të rasteve, me një prirje të të djathtëve për të goditur në të majtë dhe të majtët në të djathtë, duke kryqëzuar kështu goditjen dhe trajektoret. Portierët e dinë, për këtë arsye në 57% të rasteve hidhen në të djathtën e tyre, dhe 41% në të majtë.

pen
Penalltia e gabuar nga Shevcenko ne finalen e Champions, 2005 Stamboll, ku portieri Dudek e kuptoi qe godiste ne mes…

As andej, as këtej, por ne qendër
Por, ekonomistët nuk duket se e mendojnë si fizikantët. Stiven Levit, në librin e tij të fundit “Think Like a Freak”, vendos në diskutim zakonet e futbollistëve dhe llogaritë e matematicienëve pas “penalltisë perfekte”, duke shkelur mitin e goditjes së harkuar. Sipas ekonomistit eksperimentues, penalltia më e mirë është ajo e goditur ku portiere nuk e pret: në qendër të portës. Por, vetëm 17% e penalltive përfundon aty, në qendër, duke marrë parasysh faktin se vetëm 7 herë nga 100 portierët qëndrojnë të ndaluar (2 herë nga 100 në turnetë ndërkombëtare). Të godasësh në qendër të jep 81% më shumë shanse të shënosh, kundrejt 70% të goditjeve në të djathtë dhe 77% në të majtë. Në edicionin e Botërorit, nga Spanja 1982 në Afrikën e Jugut 2010, plot 22 ndeshje u vendosën me penallti nga 204 goditje dhe asnjë gjuajtje qendrore, çuditërisht, nuk u neutralizua. Atëherë, pse nuk godasin të gjithë aty?

Panenka chips the winning penalty over Maier in the shoot-out. Czechoslovakia v West Germany, European Nations Cup Final 1976. Credit: Colorsport/ Olympia.
Parabola me penallti ne finalen e vitit 1976 ishte padiskutim nje zbulim i Panenkes, qe me pas u kthye mode…

E njohim të gjithë lojën “letër, gërshërë, gurë”. Nëse në një sfidë do të përdornim ekskluzivisht një nga tre opsionet, do ti jepnim një avantazh kundërshtarit tonë, që do të ishte i aftë që të parashikonte me më shumë siguri lëvizjen tonë dhe të na kundërpërgjigjej me efikasitet. Diskutim i ngjashëm vlen edhe për penalltitë. Sipas “game theory”, një penallti është një lojë tipike me shuma-zero mes dy pjesmarrësve (goditësi dhe portieri), pra lëvizja fituese i një futbollisti korrispondon me një lëvizje humbëse tek tjetri. Në fushën ekonomike, çmimi Nobel Xhon Forbes Nesh Jr. ka teorizuar se si bashkëveprimet i këtij tipi janë strategjia më e mirë, ndaj racionale, për të variuar lëvizjet e tua në mënyrë të paparashikueshme, duke arritur të ashtuquajturin “ekuilibër” që mban emrin, “ekuilibri i Nesh” (Nash). Pra, faktikisht, duhet të godisni shumë rastësisht, pikërisht si në llotari. Në këtë sens specific, Bruno Picul kishte gjithmonë të drejtë. Injacio Palasios-Huerta tregoi se teoria e Nesh ishte korrekte jo vetëm për të parashikuar se si të goditet, por edhe të përcaktohet sjellja e futbollistëve në fushë e mbledhur nga viti 1995 deri në 2012, ku 9 mijë penallti të analizuara janë goditur në mënyrë të paparashikueshme dhe në proporcione të ngjashme mes drejtimeve të mundshme.

Por, a jemi të sigurtë që për një goditës të mendojë për këndin dhe harkun e vrullit, forcën e goditjes, apo ekuilibrin e Nesh, do të ishte në ndihmë për të shënuar? Të kesh paracaktuar goditjen pasi të keni vendosur topin në pikë do të ishte idealja? Shkencatori Gerd Gigerenzer nuk e mendon kështu. Në librin e tij të fundit, “Risk Savvy”, Gigerenzer mbështet që duhet të jetë instikti ai që duhet të udhëheqë goditësit dhe jo reflektimi i vetëdijes, që njollos automatizmat e konsoliduara ndër vite në ndeshje dhe stërvitje. Më shumë kohë pret, më shumë mendohet për të goditur, më shumë rritet rreziku për të gabuar.

por
Grobelar, me skenat e tij… i dha Liverpulit Kupen e Kampioneve ne finalen ndaj Romes ne edicionin 1983-84

Roli i portierëve dhe psikologjia
Diskutim më vete për portierët. Eshtë e vërtetë që një portier duhet të mbështetet tek instikti, duke interpretuar lëvizjet e kundërshtarit për të kuptuar qëllimet, por është edhe po aq themelore që të tentojë të ngadalësojë ekzekutimin e penalltisë, duke e shpërqëndruar kundërshtarin dhe duke e detyruar të mendojë. Nëse goditësi ndërron shpejt vendimin e tij, në fakt, rriten më shumë shanset që të gabojë., Një portier që lëviz në vijën e mesit të portës dhe hap duart vazhdimisht, zvogëlon madhësinë e portës dhe tërheq vëmendjen e goditësit, duke e “detyruar” si magnet të godasë në drejtim të tij dhe duke e zvogëluar këndin e goditjes me 32 cm. Shembujt janë Dudek i Liverpulit në finalen e Stambollit Milan-Liverpul në 2005, apo Jens Lehman, që në Argjentinë-Gjermani në Botërorin 2006 konsultohej me një fletë që mbante në çorape, duke shpërqëndruar kështu goditësit në një moment deçiziv. Veç kësaj, nëse portiere spostohet 9 cm nga qendra, në të djathtë apo të majtë, shtyn goditësin të gabojë më shumë, pasi ai joshet ta çojë topin tek “këndi i ofruar”nga portieri.

Fesa
Festimi eshte nje goditje psikologjike per kundershtarin…

Festimi është shumë i rëndësishëm
Në fund, pasi keni shënuar, kurrë mos harroni të festoni dhe madje duke e bërë me shumë passion dhe emocion. Ndoshta se keni kuptuar, por kundërshtari “stepet”disi psikologjikisht dhe ka një tendencë më të madhe për të gabuar ndërsa për shokun tuaj të skuadrës është një injeksion vetëbesimi për të shënuar gjithashtu nga pika e bardhë. i harkuar, i fortë apo me preçizion, refleksiv apo instiktiv? Futbolli tërheq pikërisht sepse është i paparashikueshëm. Të dhëna dhe eksperimente s’do të mund ta eliminojnë kurrë këtë karakteristikë, por mund të ndihmojnë që të zbardhen mitet false, besimet e pajustifikuara dhe gabimet e intuitës. Por, cila është penalltia perfekte? Ajo që përfundon në rrjetën e portës kundërshtare. Kjo është e qartë!

https://www.youtube.com/watch?v=rUtHlpt4Of0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here