Speciale/ Ia dilet edhe nga Superiorja, të rinjtë motivohen me këto histori të suksesit dhe jo ankesat

0

Sa shumë herë e kemi dëgjuar frazën: “Nga Superiorja nuk ia dilet”? Pafundësisht shumë, por si gjithmonë shqiptarët janë të lidhur më shumë me 1001 arsyet për të gjetur justifikimin sesa për të provuar mundësinë drejt suksesit.

Historitë mbeten aty dhe duhet të shërbejnë si motivim për të rinjtë. Përpara atyre ankesave të lodhshme dhe të stërthena sesa e vështirë dhe e pamundur është që t’ia dalësh nga kampionati shqiptar. Por duke mos përmendur sesi Amir Rrahmani që deri para pak vitesh markonte sulmuesit në Superiore, ndërsa tashmë ndalon dhe në mënyrën më të mirë lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Lukaku në Seria A.

Për të vazhduar me Muriqin që ka qenë pjesë e Teutës dhe Besës së Kavajës, ndërsa aktualisht është futbollisti më në zë në Turqi dhe luan me Fenerbaçen. Mundësitë janë aty dhe asgjë nuk është e pamundur. Me kokën e ulur dhe pa asnjë ndihmë të vetme, Peter Olainka bëri arritjen më të madhe. Nga Ballshi, në Korçë dhe duke mahnitur në “Champions League” në arena si “Camp Nou” apo “San Siro”.

Fundja, çfarë ndihme mund të merrte dhe prej nga? Duke qenë një i huaj në tokën shqiptare dhe pa shumë miqësi për të hedhur më kot kohën e lirë, ia përkushtonte vetëm fushës dhe forcimit të vetes. Madje edhe ai pak argëtim i Olainkës do të ishte “Play Station-i”, që lidhej sërish me futbollin. Këto janë vetëm tre nga rastet e arritjeve më të mëdha që kanë ardhur nga Superiorja në këto vitet e fundit. Pra asgjë e pamundur dhe shumë për të mësuar se asgjë nuk është e pamundur dhe sidomos në këto kohë, kur merr një jehonë të madhe çdo paraqitje e mirë e bërë në futbollin e luajtur.

Por për të mbërritur këtu kërkohet edhe shumë sakrificë, madje për të qenë të saktë sakrificë e jashtëzakonshme. Sa janë të guximshëm për ta bërë këtë gjë? /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.