Speciale/ Gjithë golashënuesit e derbit të kryqytetit

0

Nga: FATMIR EFICA

Pa emocionet e shënimit të golave çdo ndeshje do të ishte “jetime”. Përtej rivalitetit, një prej karakteristikave më të spikatura të të gjitha ndeshjeve të derisotme (148 të tilla), emrat e golashënuesve i japin edhe më shumë përmbajtje e rrezatim rezultatateve, veçanërisht në takimet e fituara e të barazuara. Por edhe kur kanë humbur njëri apo tjetri ekip, goli nuk është se në derbi ka efekt vetëm për “statistika”. Por ka vlejtur shumë më tepër se sa kaq.

GOLAT PËR SKUADRËN E PARTIZANIT

Nga totali i 209 golave që Partizani ka realizuar në ndeshjet direkte me Tiranën, në listën e mëposhtme janë paraqitur 122 prej tyre ku nga viti 1972, pra në 45 vitet e fundit ruajnë kronologjinë sistematike të shënimit të tyre nga çdo njëri prej lojtarëve.

11 gola: Agim Murati
7 gola: Refik Resmja
5 gola: Kolec Kraja, Panajot Pano, Ylli Shehu,
4 gola: Roland Agalliu
3 gola: Hamdi Bakalli, Zini Gjinali, Loro Boriçi, Robert Jashari, Ledio Pano, Edmond Kacaci, Paulin Dhëmbi, Xhevahir Sukaj
2 gola: Osman Reci, Theodhori Kalluci, Feim Breca, Ferdinant Lleshi, Hasan Lika,Fatmir Hasanpapa, Edmond Dosti, Arben Milori, Dorian Bylykbashi, Arbër Abilaliaj, Elis Bakaj, Edmond Kodra
1 gol: Bimo Fakja, Alush Merhori, Vasfi Bicaku, Luigj Bytyci, Lin Shllaku, Ahmet Qojle, Thoma Duro, Shemsi Zilja, Uran Xhafa, Pëllumb Shaqiri, Musa Fagu, Safet Berisha, Prifti, Bujar Hado, Kreshnik Mance, Alfred Ferko, Renato Rrapo, Kastriot Hysi, Sokol Kushta, Skënder Gega, Genci Tomori, Alfons Muca, Bledar Kola, Ilir Shulku, Nikolin Coclli, Adriatik Gjoni, Alban Rexha, Ligor
Tiko, Igli Allmuca, Klodian Duro, Gjergji Muzaka, Henri Ndreka, Tefik Osmani, Bledar Devolli, Erando Karabeci, Marius Ngjela, Realdo Fili.

Dygolsha për skuadrën e kuqe
Janë 10 futbollistë të Partizanit që kanë arritur tu gëzohen “dopietave”. Natyrisht duke evidentuar më tepër “nuhatje”. Refik Resmja dhe Agim Janku dy “bomberë” të sprovuar kanë realizuar nga dy dygolësha. Konkretisht kemi këtë rreshtim “dopietash”:
Hamdi Bakalli 1, Zini Gjinali 1, Osman Reci 1, Refik Resmja 1 +1, Kolec Kraja 1, Panajot Pano 1, Agim Murtati 1+1, Edmond Kacaci 1, Roland Agalliu 1, Arben Milori 1

Tregolësha për Partizanin
Vetëm Agim Murati më 28.12.1980 në takimin e fituar 3-2 ka arritur të realizojë një “tripletë” dhe natyrisht në një rast si ky adrenalina e emocioneve është maksimale.

Gola me 11-metërsha për Partizanin
Duket pak si e çuditshme që janë realiuzuar vetëm pesë 11-metërsha. Dhe ekzekutuesit e tyre kanë paraqitur “qetësi olimpike” për të mos rënë në “grackën” e portierëve. Kanë shënuar gola nga pika e bardhë futbollistët e mëposhtëm: Thoma Duro, Panajo Pano, Kastriot Hysi, Dorian Bylykbashi, Mentor Mazrekaj.

Golat nga lojtarë të huaj te Partizani
Nga grupi i madh i futbollistëve të huaj me kombësi të ndryshme që kanë luajtur në radhët e Partizanit, jo të gjithë kanë arritur të lënë një “gërvishtje” me gol në takimet derbi ndaj Tiranës. Kundër bardhebluve kanë shënuar vetëm lojtarët e poshtëshënuar:
Princ 1 gol, Zheraldinjo (1), Karioka (1), Junior (2), Bernardo (1), Rodrigo (1), Bruno (1), Nderim Nexhipi (3), Ertan Demiri (1), Mentor Mazrekaj (2), Stevan Raçiç (1), Astrit Fazlliu (1), Arbnor Fejzullahi (1).

GOLAT PER SKUADRËN E TIRANËS
Tirana ka shënuar më pak gola në portën e Partizanit (në total 162) dhe shumica prej tyre, saktësisht 149 gola, i kemi vendosur në tabelën e mëposhtme edhe sipas numrit konkret që ka realizuar çdo lojtar.

11 gola: Indrit Fortuzi
9 gola: Agustin Kola
8 gola: Petrit Dibra,
7 gola: Arben Minga,
5 gola Enver Shehu, Shkëlqim Muca, Devi Muka, Hamdi Salihi
4 gola: Mahir Halili, Daniel Xhafa
3 gola: Enver Rada, Skënder Hyka, Bahri Ishka, Llambi, Edmond Gëzdari, Astrit Ramadani, Florian Riza, Elis Bakaj, Saimir Patushi
2 gola: Pavllo Bukoviku, Josif Kazanxhi, Ali Mema, Lamce, Sokoli, Auron Miloti, Mario Morina, Saimir Malko, Krenar Alimehmeti, Ardian Mema, Mrio Morina
1 gol: Qemal Emiri, Foto Janku, Ahmet Aga, Besim Borici, Pal Mirashi, Tafil Baci, Panajot Pano, Galip Caushi, Fatmir Frashëri, Aurel Vërria, Niko Xhacka, Arben Cela, Ali Mema, Hyseni, Millan Baci, Luan Metani, Sulejman Mema, Bardhi, Leonard Liti, Skënder Hodja, Aban Bushi, Daja, Simaku, Ervin Sina, Fatjon Ymeri, Anesti Vito, Ansi Agolli, Altin Rraklli, Rezart Dabulla, Fjodor Xhafa,
Vioresin Sinani, Klodian Duro, Hatlem Capja, Andi Lila, Jetmir Sefa, Migen Memelli, Gentian Muca

Dygolësha për bardheblutë
Një numër më i madh lojtarësh që kanë arritur të shijojnë “dopietat” kla Tirana. Madje Petreit Dibra, Indrit Fortuzi kanë arritur të realizojnë dygolashat e tyre në mënyrë të përsëritur. Në takime derbi kjo nuk është pak. KJa lista e “dopitave” sipas autorëve të tyre:
Enver Shehu 1, Skënder Hyka 1, Bahri Ishka 1, Petrit Dibra 1+1, Llambi 1, Agustin Kola 1, Edmond Gëzdari 1, Astrit Ramadani 1, Krenar Alimehmeti 1, Indrit Fortuzi 1+1, Devi Muka 1, Hamdi Salihi 1, Daniel Xhafa 1, Elis Bakaj 1

Tregolësha për Tiranën
Janë të mirënjohurit Arben Minga dhe Mahir Halili të vetmit futbollistë që kanë arritur të realizojnë nga një tregolësh karshi Partizanit. Minga ka shënuar në atë rezultat që ka mbetur edhe sot historik për bardheblutë si fitorja më e thellë 7-3 më 09.03.1986. Ndërsa Mahir Halili në ndeshjen e fituar 3-1 më 03.05.2003, por me të veçantën se dy prej golave i ka realizuar nëpërmjet finalizimit me sukses të dy 11-metërshave.

Autogola në favor të Tiranës (1)
I vetmi autogol në 148 ndeshje të derisotme është fiksuar nga portieri i mirënjohur i Partizanit Sulejman Maliqati i cili më 23.05.1958 me autogolin në portën e tij bëri që ndeshja të mbyllej 2-2.

Gola me 11-metërsha për Tiranën
Nga numri prej nëntë 11-metërsh që ka arritur të fitojë e finalizojë Tirana në portën e të kuqëve janë dy futbollistë Krenar Alimehmeti dhe Mahir Halili që i kanë patur të dyfishta ekzekutimet e sakta nga pika e bardhë.
Tafil Baci (Tirana), Panajot Pano (Tirana), Pavllo Bukoviku, Luan Metani, Krenar Alimehmeti (2), Indrit Fortuzi, Mahir Halili (2)

Golat nga lojtarë të huaj te Tirana
Tirana ka patur një numër më të madh futbollistësh të huaj në radhët e saj. Kjo duket edhe nga “minoranca” në derbi ku ka shënuar vetëm një lojtar, pikërisht Gilberto Fortunato. Tre vite më parë, saktësisht më 07.02.2014 ky lojtar i jepte fitoren 1-0 skuadrës bardheblu.

Gola në “tavolinë” (Aforfe)
Ka ndodhur vetëm në një rast që një ndeshje derbi të përfundojë me rezultat në “tavolinë”. Pikërisht më 25.12.1966 (3-0) për Partizanin. Golat janë të vlefshëm në totalin e golaverazhit, ndonëse mirfilltazi nuk kanë “autor”.

Statistika/ Janë 47 ndeshje në total mes çiftit kryeqytetas, të mbyllura në paqe. Janë 18 barazimet pa gola në derbet Partizani – Tirana. Vetëm një herë, 13 vite më parë, barazimet në derbi kanë patur “festival” golash. Duke qenë se të dyja ndeshjet e këtij kampionati në javën e 4-r dhe të 13-të janë mbyllur pa gola 0-0, konsiderohet i “harruar” tashmë shumëgolëshi i vetëm 3-3 më 11.12.2004. Fakti që në “mazhorancën” e 47 barazimeve të derisotme në derbet Partizani – Tirana spikasin 18 ndeshje me rezultate të bardha, pa gola 0-0, nuk shumojnë megjithatë 15 takimet e tjera të mbyllura me paqen 1-1 si edhe 13 raste kur ndeshjet janë mbyllur me barazimet 2-2.
Në numrin e sotëm “Sport Ekspres” paraqet të 18 rastet e takimeve derbi kur Partizani dhe Tirana, megjithëse tundimin për të shënuar në portat e njëra – tjetrës, kanë “ngecur” në tentativat e tyre…

Nr.   DATA        REZ.     JAVA
1). 24.03.1957, 0-0 java 3-të
2). 21.03.1959, 0-0 java 1-r
3). 16.04.1964, 0-0 java 16-të
4). 12.10.1969, 0-0 java 4-r
5). 24.11.1974, 0-0 java 11-të
6). 19.06.1977, 0-0 java 31-të
7). 27.09.1981, 0-0 java 4-r
8). 11.12.1983, 0-0 java 13-të
9). 10.05.1987, 0-0 java 25-të
10). 18.04.1998, 0-0 java 27-të
11). 07.11.1999, 0-0 java 7-të
12). 03.11.2001, 0-0 java 7-të
13). 05.05.2004, 0-0 java 24-ët
14). 10.11.2007, 0-0 java 11-të
15). 27.09.2014, , 0-0 java 6-të
(zhvilluar pa praninë e spektatatorë).
16). 07.12.2015, 0-0 java 15-të
17). 25.09.2016, 0-0 java 4-r
(luajtur në Elbasan, fushë asnjënëse).
18). 30.11.2016 0-0 java 13-të

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.