Speciale | Botëror e Champions të humbur në një vit, ju prezantojmë 12 fatkeqët

Janë të shumtë futbollistët që kanë shkuar në finale dhe në fund kanë humbur. Por ata që kanë humbur mundësinë të fitojnë Botërorin dhe Champions League-n brenda një viti nuk janë shumë. Ka nga ata që as nuk kanë pasur mundësinë të luajnë, por në fund kanë dalë të zhgënjyer. Nëse i liston, të bëhen 12 lojtarë dhe disa prej tyre janë legjenda të futbollit botëror.

VITI 1958
Niels Lidholm u mposht në finalen e Kupës së Botës nga Brazili. Suedia organizatore s’i bëri dot ballë Pele me shokë. Më parë kishte dalë me kokën ulur nga finalja e Champions. Real Madrid kish thyer Milanin.

VITI 1982
Pol Brajtner ka fituar trofe me Gjermaninë dhe Bajernin e Mynihut, por viti 1982 është në memorien e tij. Pa Italinë t’i ngrinte para fytyrës Kupën e Botës. Kapiteni i bavarezëve u mposht në Champions edhe nga Aston Vila.

Volfang Dremler përjetoi të njëjtën dramë si Pol Brajtner në vitin 1982. Pjesë e Gjermanisë dhe e Bajernit të Munihut, gjermani humbi dy finalet të mëdha.

Lista e gjermanëve që kanë përjetuar disfatë në vitin 1982 nuk mbyllet me kaq. Karl Hainz Rumenige pati të njëjtin fat me Brajtner dhe Dremler.

VITI 2002
Mikael Balak është njohur si humbësi i finaleve. Me Bajer Leverkuzenin në 2002 u mposht nga Reali i Madridit, kurse nga tribuna pa të mposhtej Gjermania në finalen e Kupës së Botës ndaj Brazilit. Mesfushori mungoi për shkak kartonësh.

Portieri gjerman, But, në vitin 2002 ishte në stol në finalen e Kupës së Botës që Gjermania humbi me Brazilin, kurse më parë në Champions League ishte detyruar të nxjerrë nga rrjeta “perlën” e realizuar nga Zinedin Zidan. Leverkuzen mposhtej nga Reali.

Oliver Nojvil ka shpërthyer në lot gjithashtu në vitin 2002. Sulmuesi gjerman humbi finalen e Championsit me Leverkuzen dhe atë të Kupës së Botës me Gjermaninë.

Lista e gjermanëve të zhgënjyer në vitin 2002 është e gjatë. Karsten Ramelov humbi mundësinë të fitonte Kupën e Botës me Gjermaninë, si dhe Championsin me Leverkuzen.

Bern Shnajder mbahet mend nga të gjithë për goditjen e tij. Në vitin 2002, mesfushori ishte pjesë e bllokut të gjermanëve që humbën finalen e Champions dhe atë të Kupës së Botës.

VITI 2010
Arjen Roben pa t’i ikte nga duart Kupa e Botës dhe Championsi. Holanda e tij u mposht në finale nga Spanja. Më parë Interi i kish hequr mundësinë të gëzonte me Bajernin e Mynihut fitimin e Champions League.

Të njëjtin fat me Arjen Roben e pati edhe Mark Van Bomel ne vitin 2010. U mposht në finalen e Kupës së Botës dhe në atë të Champions League.

VITI 2018
Lovren, mbrojtësi kroat që u thye me Liverpulin në Champions dhe me Kroacinë në Rusi. Me anglezët u thye nga Real Madrid, kurse Franca i hoqi mundësinë të ngjitej në “olimpin” e botës.

[Best_Wordpress_Gallery id=”39″ gal_title=”12 lojtarë qe kane humbur finalen e Kupes se Botes dhe te Champiosnit ne nje vit”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *