Spastrime te Milani, dy lojtarë “dëbohen”, ja kush zgjidhet kapiten si post Bonuçi!

0

Milani dhe Leonardo janë duke punuar për merkaton në dalje dhe takimet e fundit kanë shërbyer sidomos në këtë aspekt. E kështu, ai që zyrtarisht “divorcohet” është mbrojtësi i krahut të majtë, Luka Antoneli, i transferuar nga Xhenoa katër sezone më parë.

Antoneli, që do të firmosë me Empolin e Veselit, duke rikthyer në qendër të mbrojtjes kuqeziun, është takuar me të gjithë dhe nuk i ka përmbajtur lotët, pasi është tifoz i Milanit që i vogël…

Në anën tjetër, edhe ish-kapiteni Montolivo ka lënë stërvitjen e sotme dhe nuk ka marrë pjesë, pasi tashmë është vendosur që nuk është më pjesë e zgjedhjeve të trajnerit Gatuzo. Montolivo pritet të prishë kontratën dhe të firmosë në Itali, me ndonjë klub tjetër, duke ulur pretendimet e rrogës.

Ndërkohë, lajmi më i rëndësishëm ka ardhur sa i përket shiritit të kapitenit. Sipas asaj që shkruan “Sky”, në sfidën e nesërme ndaj Real Madridit, në “Bernabeu”, kapiteni do të jetë Alesio Romanjoli, teksa ishte në balotazh me Xhakomo Bonaventurën.

Nuk dihet nëse është zgjedhje përfundimtare, por që do të kënaqte shumë tifozerinë, pasi mbrojtësi rinovoi në një moment kur e donin shumë skuadra dhe kur klubi nuk njihte ende të ardhmen… Pas largimit të Bonuçit, duket se roli i liderit, edhe pse tepër i ri, i takon Romanjolit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.