Spartaku “dajak” Vllaznisë B, rezervat e Partizanit ndalin Gramshin

Janë zhvilluar sot tri ndeshje të Kategorisë së Dytë në Grupin A. Në tre takimet e sotme janë ndeshur skuadra kryeqytetase, të cilat nuk kanë dalë pa pikë nga fusha e blertë.

Skuadra e Spartakut ka regjistruar një fitoren më të thellë për këtë sezon duke mundur Vllazninë B me rezultatin 8 – 2. Zhvendosemi në Velipojë ku Ada ka pësuar një humbje 3 – 2 ndaj vizitorëve të Tiranës B.

Gramshi humbi një shans të artë për të qenë përkohësisht në kreun e renditjes, teksa u ndal në një barazim pa gola me Partizanin B.

Gramshi  0 – 0 Partizani B
Spartaku 8 – 2 Vllaznia B
Ada 2 – 3 Tirana B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *