Spanja shumë e fortë për Shpresat, shtyllat i mohojnë iberikëve goleadën

Shqipëria U21 nuk ka mundur që t’i bëjë ballë dot 21-vjeçarëve të Spanjës, të cilët kanë marrë pikë të plota në “Selman Stërmasi”. Miqtë vinin me lojtarë që luajnë në La Liga dhe dominuan në pjesën më të madhe të lojës, teksa për Shqipërinë vetëm Vrioni tentoi që të ngacmonte disi portën e iberikëve, por pa e vënë seriozisht në vështirësi portierin spanjoll.

Mund të thuhet se ishte me fat Shqipëria, e cila mund të kishte pësuar një humbje edhe më të thellë, por miqtë goditën disa herë shtyllën. Gjithsesi, një pakujdesi në mbrojtje, pak minuta para fundit i kushtoi 21-vjeçarëve kuqezinj të, cilët e lejuan sulmuesin e Las Palams, Rafa Mir që të godiste nga brenda zone, duke mos i krijuar mundësi reagimi Kastratit.

Spanja ka arritur që të sigurojë vendin e parë dhe tani e sheh veten në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Shqipëria ka vetëm 65 pikë, duke  renditur e parafundit. Sfida e fundit për kuqezinjtë do të luhet vetëm pas pak ditësh në Talin ndaj Estonisë së vendit të fundit, e cila të vetmen pikë që ka e ka marrë në përballjen me Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *