Spanja na bëhet makth, Panuçi: Lojtarët e mi luajnë në kampionate të ngadaltë

Kristian Panuçi e tha dje për mediat spanjolle, Shqipëria nuk i bën dot ballë Spanjës mbi të gjitha për faktin se nuk e njohim ritmin e futbollit spanjoll.

“Lojtarët shqiptarë luajnë në kampionate të ngadaltë, ndaj vuajnë ndaj Spanjës. Ndaj Italisë do japim gjithçka”, tha trajneri ynë. Ndoshta mjafton kaq, ndoshta thjesht jemi tepër inferiorë, por tradita nuk na lë shpëtim e justifikim, Spanja na mund lehtësisht gjithnjë.

Historiku
Spanja vijon traditën, 29 gola në 7 përballje
Vetëm dy gola të shënuar në 7 ndeshje janë shumë pak për Shqipërinë, edhe pse kundërshtari quhet Spanjë. Nga viti 1986, deri në ditët e sotme, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm humbje ndaj ekipit “la roja”, pra të kuqtë, teksa dje erdhi një tjetër humbje (3-0), duke çuar plot 29 gola të pësuar në 7 ndeshje, praktikisht thuajse 3 gola për çdo ndeshje. Historia e përballjeve mes kombëtares shqiptare dhe Spanjës nisi në vitin 1986 me sfidën e eliminatoreve të Euro 1988. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën e Spanjës me gola të Arteçes dhe Hoakin. Sakaq, humbja më e thellë është ajo e vitit 1990, me rezultatin e thellë 9-0.

Përballjet
Viti 1986/ Shqipëri-Spanjë 1-2
Viti 1987/ Spanjë-Shqipëri 5-0
Viti 1990/ Spanjë-Shqipëri 9-0
Viti 1992/ Spanjë-Shqipëri 3-0
Viti 1993/ Shqipëri-Spanjë 1-5
Viti 2016/ Shqipëri-Spanjë 0-2
Viti 2017/ Spanjë-Shqipëri 3-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *