Spanja keqtrajton Argjentinën, miqësorja kthehet në stërvitje

Spanja keqtrajton Argjentinën, që turpërohet keqas me një humbje 6-1 që e kthen disa vite pas në kohë, pikërisht kur dukej se kombëtarja Albiceleste po shkonte me synime madhore në Kupën e Botës.

Mungoi Mesi dhe Argjentina u shpërbë, shenjë e qartë se pa yllin e Barcelonës, amerikano-jugorët nuk trembin askënd.

Ishte një miqësore luksi, u kthye në një turp historik për argjentinasit, me Iskon dhe Asension që bënë çfarë deshën në fushë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte një stërvitje.

Diego Kosta e Isko shënuan në pjesën e parë, Otamendi shkurtoi, por ishte një shkëndijë që nuk solli zjarr, sepse në pjesën e dytë Isko shënoi edhe dy herë, ndërsa Tiago Alkantara dhe Jago Aspas shënuan golat që vulosën triumfin, ndërkohë që Mesi ndiqte i dëshpëruar nga tribuna, prej ku u largua pa përfunduar takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *