Spanja imiton Anglinë, El Clasico luhet në një datë të pazakontë

0

Gjithçka për para, ato të shkreta bëjnë të rrotullohet bota. Në Angli futbolli është kthyer në një industri që prodhon miliona pa fund dhe të gjithë e kanë zili. Për këtë arsye, kampionatet e tjerë të mëdhenj mundohen ta imitojnë, në shumë drejtime.

Tani nga Spanja vjen një lajm interesant: Boxing Day do të kemi edhe në La Liga dhe si pa dashje, ditën para Krishtlindjeve do të luhet El Clasico, Real Madrid-Barcelona. Java e 17-të do të nisë më 19 dhjetor dhe do të mbyllet me përballjen e madhe, që do të gozhdojë botën para ekranit. Realisht botën, sepse do të luhet më 13.00, mesditë në Europë, orar perfekt për Azinë, pasi në Spanjë e kanë kuptuar se duhet pushtuar Kina, për të mbushur arkën si Premier Liga.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image