Spanja favorite e detyruar, Rusia e ka shkruar historinë e vet

Prej orës 16.00 luhet ndeshja e tretë në 1/8-at e Kupës së Botës, me Rusinë që përballet me Spanjën.

Natyrisht, faktori fushë peshon dhe Rusia do të ketë thuajse gjithë stadiumin në mbështetje, por gjithçka tjetër flet kundër organizatorëve.

Qe prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, Rusia vetëm sivjet e kaloi fazën e grupeve në një Botëror dhe kjo erdhi qartësisht për shkak të një grupi mediokër, ndërkohë që në ndeshjen e parë të fortë Rusia u poshtërua nga Uruguai.

Në krahun tjetër, Spanja nuk shkëlqeu në grupe, duke e mbyllur në krye për meritë të Iranit që barazoi në fund ndaj Portugalisë.

Megjithatë, potenciali spanjoll është impresionues dhe ashtu di Franca, Spanja mund të nisë të luajë seriozisht tani e tutje. Trajneri Hierro mund të bëjë ndryshime sot dhe më i madhi mund të jetë ai i përfshirjes në formacion të talentit të Realit Asensio.

Në krahun tjetër, Rusia ka në dyshim mesfushorin ofensiv Xagoev, i dëmtuar ndaj Arabisë Saudite, si dhe në mediat ruse shkruhet se Çerishev mund ta nisë nga stoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *