Spaleti ul euforinë: “Lautaro, një gol nuk mjafton. Sikur të vinte Modriç…”

Trajneri i Interit Luçiano Spaleti foli pas fitores kundër Atletikos në Madrid, duke u ndeshur fillimisht tek ylli i ndeshjes, Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol spektakolar, por që nuk e kënaq plotësisht trajnerin: “Në pjesën e parë luajtëm futbollin we duhet të luajmë gjithmonë, ndërsa Lautaro shënoi një gol që magjeps opinionin publik. Megjithatë, përtej atij gjesti spektakolar, ai humbi edhe shumë topa. Një gol i bukur nuk mjafton, duhet mbajtur topi, duhet dialog me shokët, përndryshe humbasim topin, pësohet gol dhe fajësohet mbrojtja”.

Ëndrra Modriç: “Më bën krenar edhe thjesht fakti që një lojtar si ai dëshiron të luajë për Interin. Klubi u tregua i fortë që arriti të ngjallë interesimin e tij. Nuk e di si do përfundojë, Reali nuk pranon ta lëshojë. Gjithsesi, jemi të fortë edhe kështu, pastaj nëse vijnë Modriç do jemi shumë të fortë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *