Spaleti: Tifozë, bëni tifozllëk për Interin, jo kundër Juves!

“Shpresoj që tifozët e Interit të shkojnë në stadium për të bërë tifozllëk për fitoren tonë dhe për të qenë pranë objektivit që kemi, jo për të bërë tifozllëk kundër Juventusit. Kjo duhet të jetë mënyra të e arsyetuarit për gjithë ambientin zikaltër”. Luçiano Spaleti flet para supersfidës së të shtunës kundër Juventusit dhe kërkon qetësi, para një sfide shumë delikate, që Interi kërkon ta fitojë për të qenë pranë kualifikimit në Champions, ndërsa Juventusi kërkon të mbrojë kreun.

“Sarri apo Alegri? Është çështje mes tyre, do dinë ta administrojnë mirë këtë fundsezoni, por tani kalendari nuk ka shumë rëndësi, nuk ka ndeshje të lehta apo të vështira. Duhet të kemi personalitetin për ta shijuar këtë pasiguri në krye. Ata që kanë vërtet karakter dhe personalitet, e presin këtë ndeshje duke e shijuar. Kush ka frikë, pret me padurim të dielën”.

Para ndeshjes kundër Juves, Mauricio Sarri u tregoi gishtin e mesit disa tifozëve: “Sarri e ka shpjeguar gjestin, duhet të viheni edhe në vendin e trajnerëve…”, deklaron Spaleti.

Liverpool-Roma: “Roma ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në Champions League. Meritë e klubit, e trajnerit dhe shumë më tepër e lojtarëve, sepse i kam shumë për zemër. Kur sheh ndeshje të tilla, duhet të mësosh”.

Gara për Champions: “Roma dhe Lacio janë në avantazh, kanë një pikë më shumë, që është goxha, duke parë që ka vetëm 4 ndeshje deri në fund”, ka përfunduar trajneri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *