Spaleti: Rinovimi i Ikardit? S’më shqetëson, mjafton sjellja

Luçiano Spaleti ka prekur çështjen e nxehtë të rinovimit të Mauro Ikardit në daljen për shtyp për takimin ndaj Kievos. Trajneri i Interit foli edhe për merkaton dhe shpërndarjen e golave në skuadër.

Golat vijnë vetëm nga Ikardi – “Ai është lojtari që ka më shumë minuta nga të gjithë dhe që ka për detyrë shënimin e golave. Jam dakord që golat duhet të vijnë dhe nga pjesa tjetër e skuadrës”.

Rinovimi i Ikardit? – “Nuk po merremi me këtë çështje. Çdokush në skuadër shikon punën  e tij. Nuk më shqetësojnë lajmet, mjafton që sjellja të jetë korrekte.

Krahasimet me sezonin e shkuar – “Vjet kishim më shumë pikë se këtë sezon, por loja e skuadrës nuk ishte e të njëjtit nivel, më pas pësuam një rënie në muajt e tjetë. Këtë vit kemi një strategji më të mirë dhe më pëlqen mënyra si administrojmë lojën”.

Merkato – “Për këtë duhet të pyesni zyrtarët e klubit. Të shikojmë ç’mundësi mund të na dalin”.

Kampionati – “Skuadra jonë është rritur, por e njëjta gjë ka ndodhur dhe me ekipet e tjera të kampionatit, diçka kjo e pritshme. Ka një garë shumë të fortë për vendin e katërt, ndërsa Juventusi ka zgjeruar hendekun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *