Spaleti prezanton Interin e ri: Lautaro karakter i fortë, De Vrij ekspert

0

Interi ka nisur tashmë stërvitjen për sezonin e ri dhe që nesër do të luajë miqësoren e parë sezonale, kundër Luganos. Në prag të këtij takimi, trajneri i Interit Luçiano Spaleti ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka prekur tema të ndryshme.

RONALDO TE JUVE – “Kristiano i jep shikueshmëri kampionatit. Seria A njëherë e një kohë ishte kampionati më i fortë në botë dhe klubet blinin me të mirët për të qëndruar në majë. Blerja e Ronaldos është e ngjashme dhe duhet të kapemi pas tij që t’i japim sërish jetë atij mekanizmi që bënte të dëshirosh të jesh skuadra më e mirë në botë. Shoh entuziazëm dhe dëshirë për t’u ndeshur, ka aromë sfidash të mëdha dhe kjo i bën mirë gjithë futbollit italian.

TITULLI – “Nuk pyes veten a do bëjmë mirë, por pyes veten pse të mos bëjmë mirë. Duhet të qëndrojmë në grupin e skuadrave më të forta për çdo objektiv, sepse klubi po punon shumë mirë për të ndërtuar një skuadër të aftë të fitojë çdo ndeshje”.

TË RINJTË – “Lautaro Martinez po na tregon që është një lojtar i shkëlqyer, i pjekur që tani, edhe pse shumë i ri. Ka një shikim dhe karakter të fortë. Politano ka driblim dhe shumë shpejtësi me topin në këmbë. De Vrij ka shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe është shumë i zoti në rinisjen e aksioneve nga mbrojtja. Naingolan është shumë transparent, kur e sheh nuk ke frike se do mashtrohesh. Ai është ashtu si e sheh, për ne është një vlerë e madhe dhe ka dëshirë t’u të e goje tifo, e e të Interit sa vlen. Salsedo është si Karamoh, e përdor shkëlqyeshëm topin. Azamoah është i kompletuar, perfekt për në, që duam të ecim përpara”.

PERISHIÇ E BROZOVIÇ – Po tregojnë në Botëror sa të aftë janë. Kundër Anglisë luajtën ndeshjen me cilësore në Botëror. Brozoviç vrapoi 16 kilometra, të gjitha cilësore. Perishiç është i jashtëzakonshëm fizikisht, si Kristiano Ronaldo. Të dy janë të lumtur dhe duan të fitojnë me ne.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.