Spaleti: Pashë djemtë të shkatërruar pas ndeshjes!

Tani, detyra e Luçiano Spaletit, pas një humbje të rëndë, është vetëm të rigjejë humorin e djemve të tij, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse Lacio fiton në Krotone dhe mbyll gjithçka… “Në dhomat e zhveshjes, pashë djemtë e mi të shkatërruar, e donin shumë fitoren dhe dhanë gjithçka. Nuk kemi punuar shumë me kokën, por me këmbë u pa që ishim mirë”, shprehet trajneri zikaltër në intervistën pas ndeshjes…

“Humbja ishte edhe faj i gabimeve tona, sepse tonat e mirë na kishin ardhur, pra rastet për të shënuar. Nuk ishim të zotë që të mbanim Sasuolon, sidomos te goli i Berardit, që i dhamë mundësi të godiste dhe shënonte, ndërsa na lodhnë shumë. Pas golit të dytë, humbëm ekuilibrat dhe na u desh pak që të gjenim ritmin e duhur edhe taktikisht, por nuk ishte aspak e lehtë. Nga dëshira e madhe për të shënuar dhe për të barazuar, ekipi gaboi shumë, ndërsa Sasuolo bëri detyrën. E përgëzoj, pasi ka arritur një sukses në “San Siro” që do të mbetet në historinë e tyre. Fituan një ndeshje të vështirë”.

Frika – “A mungoi Ikardi në zonën gol? Nuk është kurrë faji i një futbollisti. Kemi kaluar në disavantazh, por kishim të gjithë kohën për të bërë gjërat me qetësi. Por, gabuam shumë në mesfushë dhe nuk patëm rregull. Shihnim kohën që të kalonte, duke mos u fokusuar te fusha. Ndoshta, nga frika e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *