Spaleti: Parma, “asisti” ynë ndaj Totenhemit

Nesër Parma, të martën Totenhem. Inter sheh javë të ngarkuara në vazhdim që do te jenë mjaft të rëndësishme për të përcaktuar ecurinë e klubit për këtë sezon. Luçiano Spaleti në konferencën e zakonshme një ditë përpara ndeshjes është shprehur se ekipi i tij duhet ti marrë ndeshjet me radhë

PARMA – “Parma është një ekip që luan me entuziazëm dhe nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne duhet të luajmë një futboll të mirë dhe duhet të tregojmë personalitet. Nëse bëjmë mirë me Parmën në ndeshjen ndaj Totenhem do të futemi akoma me më shumë besim”.

EKIPI DHE NAINGOLAN – “Ka lojtarë që kanë zhvilluar vetëm një stërvitje të plotë, duhet parë reagimi i tyre fizik, por gjithashtu ne kemi një numër lojtarësh që na lejon të themi se jemi gjithmonë gati. Naingolan është një lojtar i fortë dhe është një lojtar i Interit si gjithë të tjerët. Ai ka ende për t’u përmirësuar, por njëkohësisht është një nga të cilët mund të bëjë diferencën në Champions”.

TOTENHEM – “Ne jemi të gatshëm për sfidën e së martës, pasi Champions është një rrugë që është përgatitur që sezonin e kaluar. Kjo është ajo e cila ne luftuam aq shumë për ta marrë dhe shpresoj që lojtarët e mi të kenë motivim. Shumë prej tyre nuk e kanë përjetuar ende një ndeshje Championsi dhe shpresoj që kjo gjë të transformohet në një avantazh për ne”.

DËMTIMET – “Kupa e Botës ka krijuar disa ndryshime në përgatitje, lidhur edhe me disa dëmtime, por që deri tani kanë qenë të menaxhueshme. Unë kam qenë gjithmonë në gjendje për të zhvilluar një stërvitje të rregullt. E vetmja gjë që më vjen keq është se kemi lënë pike rrugës në këto javë të para”, ka deklaruar tekniku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *