Spaleti: Nuk u sollëm siç duhet, Perishiç do të qëndrojë jashtë!

0

Interi mori një disfatë të hidhur ditën e sotme ndaj Torinos në transfertë, teksa u mposht minimalisht 1-0. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri Luçiano Spaleti. Numri një i stolit zikaltër, dukshëm i shqetësuar, nuk ishte i kënaqur me lojën e ekipit. Gjithashtu, italiani foli dhe për çështjen Perishiç, ku kroati nuk mori asnjë minutë në sfidën e sotme.

“Nuk është çdo gjë për t’u hedhur poshtë, pasi luajtëm mirë në fillim. Luajtëm me 3-5-2. Kishim dhe Keitan të dëmtuar. Zgjodhëm të luanim në mënyrë fizike, duke tentuar të mos humbasim duele. Kemi humbur dy raste të pastra për të dalë në avantazh, më pas pësuam gol dhe ishte shumë e vështirë të shënoje me lojën e mbyllur që bënte Torino”.

“Tani kemi nevojë të rimendojmë për lojën që duam të zhvillojmë dhe duhet të jemi më të rregullt. Pasi kemi pësuar golin, lojtarët nuk janë sjellë në mënyrën e duhur. Mbanin topin shumë, në mënyrë krejtësisht të panevojshme.”.

“Perishiç? Është shumë e thjeshtë. E kam thënë dhe më parë, lojtarët mund të thonë çfarë të duan, ku është një çështje që i përket klubit më pas. Nëse ai nuk do të luajë, siç ka thënë dhe Marota është e qartë që do të qëndrojë jashtë. Nuk ka asnjë problem. Kur dikush mendon se nuk mund të japë kontributin e tij, do të qëndrojë jashtë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.