Spaleti: Nuk luajmë dot me dy sulmues, dy lojtarë nuk më pëlqyen

0

Një Inter i zbehtë, që bëri pak për të fituar, është larguar me një pikë dhe pa gol nga Udine.

Trajneri Luçiano Spaleti pas ndeshjes bëri analizën e sfidës, ku pati lëvdata, por nga ana tjetër kritikoi edhe dy lojtarë.

“Luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, e çuam 10 herë topin në zonë, por nuk gjetëm askënd aty. Në pjesën e dytë bënë disa gabime, e humbëm shpesh topin dhe na mungoi cilësia”.

Dy sulmues, ende jo: “Kemi disa ekuilibra për të ruajtur. Kur luajtëm me dy sulmues, i lamë hapësira Udinezes”.

Spalletti ka kritika për Keita e Kandreva: “Prisja më shumë prej tyre. Kur futen në fund të ndeshjeve do doja që t’i jepnin një impuls më shumë ndeshjes”.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.