Spaleti: “Nuk flas për Ikardin. Shorti, 4-5 ekipe janë mbi ne”

Interi ka kaluar pa asnjë problem në 1/8-at e finaleve në Europa League dhe ka ardhur fitorja e tretë në po aq ndeshje pa Mauro Ikardin.

Gjithsesi, trajneri Luçiano Spaleti nuk preferon të komentojë për çështjen e sulmuesit: “Po përmirësohemi dhe po gabojmë më pak se më parë. Megjithatë, nuk është e drejtë të aludohet për diçka që ka ndodhur në këtë periudhë. Dua të flas për ata që luajtën sot, që meritojnë komplimente, pa kaluar në eufori. A zbriti Ikardi të festonte me shokët? Nuk e di, di që lojtarët ishin të kënaqur pas ndeshjes”.

Spaleti ka bërë humor për golin e shënuar nga Ranokia: “I thashë para ndeshjes që do shënonte. Prisha ndonjë gol me kokë, jo një gjuajtje nga distanca”.

Problemi i Interit mbetet cilësia: “Na mungon cilësia në mesfushë e lart, shpesh jemi në vështirësi aty” .

 

Shorti i Europa League të premten: “Janë 4-5 skuadra më lart se ne, uroj të hasim ndobje rival tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *