Spaleti: Nuk e di a do vazhdoj, me gazetarët i laj hesapet në fund!

Interi do të përplaset mbrëmjen e sotme ndaj Juventusit, një sfidë mjaft delikate për zikaltrit, të cilët pavarësisht se janë në vendin e tretë, ende nuk kanë asgjë të sigurt për zonën Champions.

Në konferencën e tij një ditë përpara ndeshjes, Luçiano Spaleti  nuk ka kursyer askënd, teksa ka sulmuar edhe gazetarët, duke thënë se me ta do t’i lajë hesapet në fund. Gjithashtu, italiani ka folur dhe për të ardhmen e tij, ku ka lënë gjithçka në pikëpyetje.

“Unë jap gjithnjë më të mirën nga vetja, edhe pse ekziston gjithnjë dikush që gjykon. Klubi im është e drejtë që të kërkojë më të mirën për Interin, nëse do jem unë një nga ata që duhen ndryshuar do ta pranoj vendimin.

Nëse pastaj flasim për mullinjtë me erë, ata rrotullohen pa ndonjë logjikë dhe i çojnë diskutimet ku u pëlqen, bazuar edhe te miqësitë, telefonatat, e të tjera. Në fund të sezonit do t’i bëjmë llogaritë, duke thënë edhe emra e mbiemra, duke thënë kush punon në mënyrë korrekte dhe kush jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *