Duhet pritur dhe pak, Simeone bën një premtim për… Interin!

Interi është eliminuar në mënyrë të papritur në Champions. Ky eliminim ka bërë që stoli i Spaletit të jetë në rrezik. Fitorja ndaj Udinezes nuk mjafton, pasi ekipi zikaltër shfaqi dukshëm probleme dhe fitorja erdhi vetëm nga një penallti.

Në Milano po mendohet për një  trajner të ri dhe profili i Simeones duket ai i duhuri për një klub me synime të mëdha. “Unë tek Inter? Për momentin jam mirë në Madrid. Kam dhe një vit kontratë ndaj dua t’a respektoj. Jam shumë i qetë. Ekipi po punon shumë mirë. Ky është një vit shumë i rëndësishëm për ne. Lazio?  Sezonin e kaluar kanë qenë fantastikë. Kam jetuar 5 vite në Romë ”, u shpreh trajneri argjentinas.

Diego Simeone ka qenë lojtar i Interit gjatë viteve 1997-1999.  Prandaj, rikthimi tek Interi, tashmë si trajner, do ishte i mirëpritur. Argjentinasi po kalon disa sezone fantastike tek Atletiko Madrid, por një kalim i mundshëm tek Interi mund t’a “ngacmojë” atë.

Një gjë të tillë e pranon dhe vetë “Cholo”: Interi? Një ditë do t’i stërvis zikaltrit“, premton trajneri i ekipit “colchoneros”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online