Spaleti nuk bën autokritikë: Skuadra humbi qetësinë, mendja në Barcelonë

0

Interi është eliminuar me turp, i ka dhënë lamtumirën Champions League-s për faj të vet dhe jo për faj të Barcelonës, që ia bëri nderin, duke mos u mundur nga Totenhemi.

U mor gjithë javën e Barcelonën dhe ainteri harroi të fitonte vetë, e pafalshme dhe që ka bërë armik me tifozët trajnerin Luçiano Spaleti.

Ky i fundit pas ndeshjes ia la fajin ekipit: “Na vjen keq, për publikun tonë të jashtëzakonshëm së pari. Nuk u treguam të qetë pas golit të pësuar dhe e administruam keq ndeshjen.

“Grumbulluam po aq pikë sa Totenhemi, por duhej qetësi gjatë ndeshjes.

“Psikologjikisht është goditje e rëndë, por e kontrolluam ndeshjen dhe mund të fitonim, por u bëmë nervozë me kalimin e kohës”.

Mendja ishte te Barcelona: “UEFA me pyeti a doja që ta fshihnin rezultatin në stadium, por si t’ua fshihja lojtarëve? Duhet forcë mendore, nuk e patëm. Naingolan? Nuk ka të bëjë mungesa e tij, një lojtar nuk ndryshon dot gjithçka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.